Kosova
Liderët e Kosovës, në Paris
Tre krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pritet që më 1 korrik të marrin pjesë në takimin e Parisit, të thirrur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Meqë ky takim do t’i bëjë bashkë palën kosovare dhe atë serbe, pjesëmarrës pritet të jenë edhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, shkruan Gazeta “Zëri”.
Për dallim prej Samitit të Berlinit, në të cilin Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin që do të mbahet më 1 korrik në Paris të Francës pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti dhe kryeministri në takimin që është zhvilluar dje mes tre liderëve kryesorë të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të delegacionit shtetëror, ku është diskutuar rreth takimit të Berlinit. Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me takimin, të cilat kanë thënë se megjithëkëtë ende nuk dihet saktë se cili do të jetë formati i takimit të Parisit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














