Lajme
Reagime kundër ligjit që sanksionon ezanin dhe kambanat
Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA), në mbledhjen e fundit mbajtur të dielën, ka paralajmëruar protesta kundër projektligjit që ndalon thirrjen e ezanit me altoparlant
Projektligji kundër ndotjes akustike, i miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallë reagime të ashpra tek partitë politike që mbështesin komunitetin islam, kryesisht për nenit 38 që detyron klerikët t’ia ulin zërin altoparlantit gjatë thirrjes së ezanit. Kundër këtij projektligji kanë paralajmëruar edhe protesta.
Më e ashpër kundër këtij projektligji ka qenë Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA) e cila në mbledhjen e fundit mbajtur të dielën, ka paralajmëruar protesta kundër këtij vendimi. Madje ata iu kanë drejtuar ministrit të Ambienti, Dardan Gashi, duke i thënë, që “eja vetë në xhami dhe ndalja zërin ezanit”.
“Në këtë mbledhje, Kryesia ka diskutuar edhe mundësinë e protestave masive nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por ende nuk është marrë ndonjë vendim final”, bën me dije LISBA përmes një komunikate për media.
Kryesia e LISBA-së, në mbledhjen e ardhshme dhe pas konsultimit që do ta bëjë me xhematin nëpër qytetet e Kosovës, siç thuhet në kumtesë, do të vendos se a do të mbahen protesta dhe çfarë hapa do të merren.
“Anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Islame Bashkohu kanë rënë dakord që nuk do të lejojnë ndalimin e ezanit e as uljen e zërit, madje e sfidojmë ministrin Dardan Gashi, nëse është trim le të vijë dhe ta ndalojë ezanin”, thuhet në komunikatën e kryesisë së kësaj parie joparlamentare.
Kundër këtij ligji, respektivisht nenit 38, ka reaguar edhe Partia e Drejtësisë, e cila konsideron se thirrja e ezanit paraqet pjesë esenciale të identitetit kolektiv të myslimanëve të Kosovës dhe atë që më shumë se gjashtë shekuj pa asnjë ndërprerje.
“Në këtë kuptim çfarëdo kufizimi i lirisë së përdorimit të Ezanit nga mënyra siç kjo bëhet sot do të jetë plotësisht e papranueshme për Partinë e Drejtësisë dhe do të interpretohet nga ana e saj si tjetërsim i plotë i institucioneve shtetërore nga interesat shpirtërore të shumicës absolute të qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.
Këtë qëndrim e konfirmoi para medieve nënkryetari i PD-së Jeton Svirca. Ky i fundit i bëri apel të gjithë deputetëve të mos votojnë këtë ligj të sponsoruar nga ministri i Ambientit Dardan Gashi.
“Partia e Drejtësisë apelon te organet e Kuvendit të Kosovës që në asnjë mënyrë të mos lejojnë që qëllimi legjitim i rregullimit ligjor të zhurmave në hapësirat publike të mos shtrihet në fushën e thirrjes së Ezanit ose përdorimit të kambanave të kishave”, tha Sfirca.
Sipas tij, ezani dhe kambanat e kishave, paraqesin bukuri dhe pasuri të pazëvendësueshme shpirtërore dhe kulturore të Kosovës, “dëshmi të diversitetit të saj fetar si dhe përkushtimit ndaj devotshmërisë për Krijuesin e Madhërishëm”.
Ndryshe, në seancën plenare të së enjten, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një debati të nxehtë me shumë akuza, kanë miratuar Ligjin kundër ndotjes akustike, ligj ky që ndalon në të ardhmen, thirrjen e ezanit nëpër xhami me altoparlant sikurse i detyron edhe kishat t’ua ndalojnë rrahjet e forta kambanave.
Edhe pse u tha se një nen i këtij ligji (38) i cili flet për liritë fetare është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, megjithatë 38 deputetë votuan pro këtij ligji, ndërsa 30 u deklaruan kundër.
Sponsoruesi i këtij projektligji, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, tha se projektligji obligon qeverinë dhe komunat që të parandalojnë zhurmën në mjedis, veçanërisht kur ajo shkakton shqetësime në mjedis. Këtu, sipas tij, përfshihen të gjitha llojet e zhurmave, përfshirë edhe ezanin dhe kambanat.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga Një sulm ndaj qenit Shepherd Gjerman i ka kushtuar pronarit multimilioner CHF 330,000 franga. Një gjykatë... -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër -
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë














