E-Diaspora
Zoti na e mori shumë heret Rinorin, Engjëllin tonë!
Sa e vështirë të gjejmë fjalët e të shkruajmë në këtë mënyrë për ty, engjëlli ynë.
Sot u bënë 7 ditë pa ty , thonë se Zoti merr afër tij njerëzit më të mirë në botë , por për ty dhe ne jeta u tregua shumë e padrejtë që të largoi nga kjo botë në këtë moshë kaq të re.
Ende pa i mbushur 17 vite të plota të gjitha ëndrrat e tua u shuan u shua fytyra jote me atë buzëqeshjen e ngrohtë e të sinqertë që na mbushte plot me jetë. Ti tashmë po fle e ne ende po presim që ti të zgjohesh, po të thërrasim por nuk po zgjohesh, po i flasim shpirtit tënd, po i flasim.
Ti që dhurove vetëm dashuri të embël , ti që një pjesë të zemrës na e këpute, ishe motiv, ishe inspirim, jo vetëm për ne, por për shumë njerëz. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, ende duke na i bërë fytyrat për të qeshur, sepse historitë e tua vazhdojnë të jetojnë.
Të heshtur e të menduar , që në ditët tona nuk do të na shoqërosh më , nuk mund ta shuajmë mallin dhe dhimbjen që ndjejmë për ty.
Lamtumirën tënde dot nuk e shqiptojmë.
Jemi ne që krenohemi me ty , andaj ti pusho i qetë, Rinori ynë!
Të përkujtojmë me mall dhe dashuri : Babi Fatmiri , nëna Sandra , vëllai Elodi , gjyshi Sabriu , gjyshja Rukia , xhaxhallarët Flamuri dhe Blerimi , hallat Shemsia dhe Lulejeta , si dhe gjithë familja Bunjaku nga Gjilani.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Maj 2019
- Ora20:00
- Data e përfundimit5 Maj 2019 - 20:00
E-Diaspora
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër