Shqipëria
Gjermania e përkrah hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në
“Gjermania i jep përkrahje të plotë Shqipërisë dhe mbështet pa rezerva hapjen e negociatave me BE-në”, ka deklaruar komisioneri europian, Günther Oettinger.
Lajmi konfirmohet nga Besnik Kelmendi, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani, CDU.
Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), Kelmendi është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve.
Së fundmi, Kelmendi është bërë pjesë e takimeve të fushatës parazgjedhore në Gjermani për zgjedhjet për Parlamentin Europian që do të mbahen gjatë këtij muaj, duke filluar nga data 23 deri më 26 maj 2019.
Në një prononcim për ATSH-në, Kelmendi tha se komisioneri europian, Günther Oettinger, konfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Po sipas tij, Oettinger tha se Gjermania përkrah edhe Kosovën për liberalizimin e vizave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













