Shkurt.ch
Më 6 maj, temperatura në Bernë u ul në minus 7.6 gradë
Siç njofton SRF Meteo edhe në natën e sontme, në mes të të hënës dhe të martes pritet të ketë ngrica.
Natën në mes të së dielës dhe të hënës ngricat kanë qenë të pranishme praktikisht në gjithë Zvicrën. Por në disa pika janë regjistruar temperatura më të ulëta. Kështu, në Bernë zhiva në termometër ishte ulur në minus 7.6 gradë celsius.
Siç bën të ditur SRF Meteo, në pothuajse gjithë Zvicrën është njoftuar për ngrica. Të goditura nga kjo kanë qenë shumë lokalitete nga Liqeni i Gjenevës deri në Liqenin Bodensee, që domethënë në gjithë vijën horizontale të Zvicrës. Temperatura pak më të buta janë shënuar vetëm në lindjen e skajshme të vendit, transmeton albinfo.ch. Atje retë kanë siguruar temperatura relativisht të larta në krahasim me pjesën tjetër të vendit.
Siç njofton më tutje SRF Meteo edhe në natën e sontme, në mes të të hënës dhe të martes pritet të ketë ngrica.
Sipas shërbimit të përmendur meteorologjik, moti me ngrica nuk mund të përjashtohet madje deri në fillim të qershorit. Temperaturat e tilla të ulëta gjatë muajit maj u shkaktojnë probleme para së gjithash drurëve frutorë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











