Shkurt.ch
59% të zviceranëve janë për Reformën Tatimore dhe të AHV/AVS
Ky rezultat do të dilte sikur votimi të bëhej nga fundi i prillit, muajit që shkoi, ka konstatuar sondazhi i realizuar nga GFS Bern
59% të zviceranëve me të drejtë vote janë në favor (ose më shumë po se jo) të dokumentit për të cilin do të votohet më 19 maj në lidhje me tatimet dhe Sigurimin e moshës dhe trashëgimisë (AHV). Ky rezultat do të dilte sikur votimi të bëhej nga fundi i prillit, muajit që shkoi, ka konstatuar sondazhi i realizuar nga GFS Bern, autorizuar nga SRG, shkruajnë mediat zvicerane sot.
35 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin kundër, transmeton albinfo.ch. Shikuar nga ky aspekt, rezulton se pala që voton Pro ka shënuar një rritje prej 5 për qind në krahasim me rezultatet e sondazhit të parë, të realizuar në muajin mars. Ndërsa pala kundërshtuese ka pësuar një zvogëlim prej 2 për qind të mbështetjes.
Të pavendosur rreth çështjes janë 6 për qind të të anketuarve. Kjo paraqet një ulje të numrit të tyre pasi që skeptikët gjatë kësaj kohe kanë kaluar në “kampin” e mbështetësve, përcjell albinfo.ch. Drejtuesit e sondazhit thonë se në mesin e 6 përqindëshit mbizotërojnë kundërshtarët, por kjo nuk ndikon në ndryshimin e kahut të disponimit popullor rreth kësa çështjeje.
Ndërkaq, sipas institutit që ka udhëhequr sondazhin, mbështetësit e propozimit që hidhet në votim dhe Këshilli Federal kanë arritur të prezantojnë më mirë qëndrimin e tyre se sa kundërshtarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












