Shqipëria
140 milionë lekë investime në Vermosh të Shqipërisë
Rikualifikimi i plotë urban dhe ngritja e qendrës turistike, janë investimet me vlerë mbi 140 milionë lekë, që do ta shndërrojnë Vermoshin, skaji më verior të Shqipërisë, në një destinacion të veçantë turistik.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se investimi është pjesë e projektit Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës së Bregdetit dhe parashikon brenda një periudhe 10-mujore ndërtimin e qendrës dhe rikualifikimin urban të zonës.
Punimet konsistojnë në rikualifikimin e Qendrës së Vermoshit: mbrojtjen e lumit, mbulimin me pllaka dekorative prej guri, elemente urbanë dhe peizazhi, zëvendësimin e teknologjisë për përmirësimin e çative, sistem ventilimi për çatitë dhe membrana kundër ujit, izolim i përfunduar me pllaka druri pishe dhe të fiksuara me profile metali, konsolidimin e strukturave nga brenda, muret, dyshemeja, çatitë dhe shkallët”, thuhet në specifikimet e procedurës, që tashmë ka edhe një fitues, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Projekti për Alpet dhe bregdetin i financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Zhvillimit e Këshillit të Europës ka mundësuar zbatimin e një seri punimesh në Vlorë, si rruga Vlorë-Kaninë, rehabilitimi i shëtitores në anë të detit, si dhe ndërtimi i unazës së Vlorës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













