Shqipëria
Vlora, destinacioni i të gjithë shqiptarëve
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ftoi sot të gjithë qytetarët vlonjatë, e jo vetëm të marrin pjesë mbrëmjen e së premtes në hapjes e sezonit turistik në qytetin bregdetar.
Në një deklaratë për mediat nga bulevardi i ri “Ismail Qemali”, kryetari Leli theksoi se “sezoni turistik i këtij viti do të jetë sezoni më suksesshëm se ai një viti më parë dhe destinacioni i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm për verën e këtij viti”.
“Nesër në mbrëmje do të zhvillohet “Lungomare on Fest”, një koncert fantastik, ku janë të ftuar shumë këngëtarë Ghetto Geasy, Anxhela Peristeri, Aurel Thellimi, Klajdi dhe Bruno si dhe DJ e njohur, DJ Aldo dhe Bessy DJ “.
“Po ashtu pjesë e koncertit është edhe diva e muzikës shqiptare, që ka origjinën nga Vlora ka dhënë aq shumë për muzikën në këtë vend saqë meriton emrin e madh që mbart me vete. Do të jetë nesër këtu për vlonjatët dhe të gjithë ata që do të ndodhen në mbrëmje në Vlorë, Aurela Gaçe, një emër i madh i muzikës, e cila gjithashtu shprehu dëshirën të jetë pjesë e këtij koncerti të madh si një vajzë e Vlorës për të treguar që ne vlonjatët dimë të bëjmë punë të mira, koncerte të mëdha, dimë të lëmë emër dhe të bëjmë histori”, theksoi Leli.
Kreu i Bashkisë së Vlorës u shpreh se “jam i bindur se do të mbushet sheshi plot me njerëz për të pritur këtë këngëtare të madhe që do të ndryshojë mbrëmjen nesër në Vlorë”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Pamjet që ofron qyteti bregdetar këtë sezon turistik dëshmojnë transformimin që është bërë falë investimeve me projekte madhore. Projekte të standardeve europiane si Lungomare, janë cilësuar si kartëvizita më e mirë dhe një ftesë për turistët e huaj.
Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër