Shqipëria
Opozita, gati për protestën e katërt dhe “vendimtare”

Pasditen e sotme, në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt e madhe e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me kërkesën e kahershme të largimit të Qeverisë “Rama”.
Gjithçka pritet të nisë në orën 18:30, me mbështetësit e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tjerë të opozitës që do të protestojnë sërish përpara Kryeministrisë. Por, siç njoftoi një ditë më parë Basha, protestës së kësaj të shtune do t’i bashkohen edhe 300 studentë europianë të organizatës studentore të Partive Popullore Europiane (PPE-EPP), fakt të cilin ai e shfrytëzoi për t’u bërë ftesë edhe socialistëve që t’i bashkohen opozitës.
Megjithatë, në prag të mbajtjes së protestës së opozitës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për shmangien e dhunës, duke kërkuar që kjo protestë të jetë paqësore, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet”, thuhej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve.
Për mbarëvajtjen e protestës, policia ka kaluar në gatishmëri maksimale, sikurse edhe Prokuroria e Tiranës, që si zakonisht pas grumbullimeve të së kaluarës nga mbështetës apo militantë, ka nisur hetimet për pasojat e shkaktuara nga aktet e dhunës.
Basha ka paralajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare, edhe pse nuk jepen detaje nga organizimet, por ajo që mësohet është kohëzgjatja, më shumë sesa 3 orë. Sipas Lulzim Bashës, zgjedhjet e parakohshme janë në prag. Për këtë, ai u zotua se kjo nuk është një betejë për pushtet dhe se nuk do të kishte zgjedhje pa PD-në më 30 qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ofendoi rëndë zyrtarët policorë, arrestohet mërgimtari Në qytetin e Pejës, një shtetas amerikan, pasagjer në një veturë të ndaluar për kundërvajtje në...
-
Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
-
Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
Jeta në Zvicër
-
Drejtori ekzekutiv i Swatch e quan arbitrare vendosjen e tarifave nga SHBA “Jam i bindur se Donald Trump dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe t’ua tregojë atë votuesve...
-
Gjithnjë e më shumë të moshuar në Zvicër po përdorin internetin
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel Aviv më shpejt se sa ishte planifikuar
-
Rregullat për emrat e fëmijëve në Zvicër: Çfarë lejohet dhe çfarë jo
-
Karin-Keller Sutter: Po përballemi me një detyrë të vështirë për të arritur një marrëveshje me Trumpin