Bota
Propozimi në Austri: Rregulla më të ashpra për azilkërkuesit
Kodi i sjelljes përmban rregulla të tilla si "Duhet të mësosh gjuhën gjermane", "Duhet t'u bindesh ligjeve austriake", "Konfliktet ti duhet t'i zgjidhësh pa dhunë" dhe "Ti duhet të jetosh me mirënjohje ndaj Austrisë"
Landi federal i Austrisë së Poshtme kërkon që azilkërkuesit në të ardhmen të nënshkruajnë rregullat e sjelljes me titull “Dhjetë Urdhëresat e Imigracionit”. Politikani populist i partisë së djathtë FPÖ, Gottfried Waldhäusl, i cili është përgjegjës për çështjet e azilit në qeverinë e Austrisë së Poshtme e paraqiti këtë propozim në një konferencë shtypi në kryeqytetin e landit St. Pölten.
Sipas kësaj, kodi i sjelljes përmban rregulla të tilla si “Duhet të mësosh gjuhën gjermane”, “Duhet t’u bindesh ligjeve austriake”, “Konfliktet ti duhet t’i zgjidhësh pa dhunë” dhe “Ti duhet të jetosh me mirënjohje ndaj Austrisë”, raporton “DW”.
Tregon si “funksionon Austria”
Sanksione për rastin kur dikush nuk u përmbahet rregullave nuk ka, theksoi fermeri i kualifikuar Waldhäusl. Për urdhëresat është menduar pozitivisht. “Ne u japim këtyre njerëzve mbrojtje të përkohshme dhe çdo gjë për të cilën kanë nevojë. Por ne gjithashtu presim njëfarë mirënjohjeje”. Çdo azilkërkues duhet të informohet që në krye, “për mënyrën si funksionon Austria”, përcjell albinfo.ch.
Më parë, Waldhäusli kishte informuar për projektin e tij gazetën gjermane “Die Welt”.
Sipas tij, azilkërkuesit duhet të marrin pjesë në të ashtuquajturat “kurse për vlerat” dhe në projekte integrimi, të cilat do të ofrohen në 15 gjuhë të ndryshme. Politikani i FPÖ-së nuk bëri të ditur se kur duhet të zbatohen këto plane.
Dhe ja si funksionon Gottfried Waldhäusl
Waldhäusli vetë tërhoqi vëmendjen pak muaj më parë, sepse dha urdhër që të strehoheshin refugjatë të mitur të pashoqëruar në një strehimore azili, të rrethuar me tela me gjemba dhe të ruajtur me roje.
Të rinjtë lejoheshin të largoheshin nga strehimorja vetëm të shoqëruar. Pas kritikave të Prokurorisë për Fëmijët dhe të Rinjtë të Austrisë së Poshtme, kryetarja e Landit, Johanna Mikl-Leitner (ÖVP) urdhëroi transferimin e të rinjve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













