Sporte Luftarake
Sportistët nga Kosova nuk duan të kthehen pa medalje nga ‘Manchester 2019’
Katër garues të sportit të taekwondosë do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të taekwondosë, që mbahet prej 15 deri më 18 maj në Mançester të Anglisë.
Qëndrim Sejfijaj, kategoria deri në 68 kilogramë, Butrint Ejupi, kategoria deri në 74 kilogramë, Natyra Kadriu (-46 kg) dhe Don Berisha (+87 kg), do të synojnë të lënë gjurmë në botëror, bashkë me trajnerin e Përfaqësueses, Arsim Agushi, njofton KOK, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Taekwondosë së Kosovës, Enis Qafëlleshi, thekson se në Mançester udhëtojnë për të mos u kthyer duarthatë.
“Kjo është hera e tretë që taekwondistët marrin pjesë në botëror, pas pjesëmarrjes në Rusi dhe Kore të Jugut. Pretendimet nga Mançesteri i kemi për medalje”, shprehet me optimizëm Qafëlleshi.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














