Integrimi
Reperët zviceranë kundër dëbimit në Kosovë të reperit shqiptar Besian Kacorraj
Shumë reperë prominentë i kanë shprehur mbështetjen Bekos përmes një videoje të edituar ditë më parë të titulluar “Free Besko"
Reperi i njohur zviceran me rrënjë shqiptare nga Kosova, Besko (Besian Kaçorraj) ndodhet ende në burg për disa vepra të kryera penale të vjedhjeve me dhunë etj. Por, në verë të këtij viti ai e përfundon vuajtjen e dënimit dhe duhet të braktisë Zvicrën, të kthehet në Kosovë. Kjo për Beskon është një dënim edhe më i madh. “Atje nuk kam askënd”, thotë ai. Aktualisht ai pret edhe më tutje se ankesa e bërë do të kryejë punë. “Por ndonëse shanset për të mbetur këtu nuk i konsideroj të mëdha, nuk e kam ndërmend të dorëzohem”, thotë ai.
Dhe, këto shanse duket se do t`ia shtojnë kolegët e tij nga skena e repit. Shumë reperë prominentë i kanë shprehur mbështetjen Bekos përmes një videoje të edituar ditë më parë të titulluar “Free Besko”. Në mesin e atyre që e kanë mbështetur reperin kosovar është edhe kolegu i tij i njohur nga Cyrihu, Skor.
Ky i fundit e njeh historinë e Beskos dhe e pranon se edhe ai, për veprat e kryera, duhet t`i nënshtrohet ligjit sikur të gjithë të tjerët, shkruan tillate.com. Por, sipas tij, Besko ka dhënë prova të forta se me ë vërtetë është penduar dhe se me bindje të plotë i ka dhënë fund periudhës së tij problematike. Dhe jo vetëm kaq. Besko është duke bërë punë këshilluese, organizon workshope ku i këshillon të rinjtë të cilët kanë devijuar që të kthehen në rrjedhat normale. Për veç Skor-it, në listën e përkrahësve të Beskos janë edhe reperët tjerë shqiptarë e zviceranë si: Baba Uslender, Effe, Mili54, Escrito, EKR etj.
Ndërsa vetë Besko shprehet shumë mirënjohës për gjithë këtë valë përkrahjeje. “Kjo ka domethënie të madhe për mua. Unë do të luftoj deri në fund. Dhe edhe nëse do të detyrohem të kthehem, Zvicra do të mbetet përgjithmonë vendi im”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












