Lajme
Odat ekonomike që dalin përtej ekonomisë!
Në Kosovë funksionon Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Amerikane, Oda Gjermane, Oda Turke dhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Bizneset nuk janë të kënaqura me to
Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë nuk janë të kënaqur me rolin që luajnë odat ekonomike, të cilat janë të determinuara t’i mbrojnë interesat e tyre. Në Kosovë funksionon Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Amerikane, Oda Gjermane, Oda Tregtare Turke dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.
Përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë për çështje ekonomike, japin mendime të ndryshme lidhur me rolin e këtyre organizatave karshi sektorit privat.
Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, shprehet i kënaqur me mbështetjen e subjekteve ekonomike, por që, sipas tij, ka hapësirë më tepër për të vepruar. Kompania “Frutex” është e anëtarësuar në disa oda ekonomike, të cilat lënë shumë për të dëshiruar.
“Subjektet ekonomike i adresojnë problemet, me të cilat ballafaqohen kompanitë kosovare, jemi të kënaqur, jo në masë të duhur, por përpjekjet e tyre nuk mungojnë që vështirësitë e prodhuesve kosovarë t’i dërgojnë në adresë të autoriteteve kompetente”, thotë Palushi për REL.
Edje Barlet Namoni, pronar i kompanisë private “ASK Foods”, në Gjilan, thotë se jo gjithherë odat ekonomike kontribuojnë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ndërmarrjeve private. “Asociacionet ekonomike bisedojnë për gjithçka, por veprimi në terren nuk është efektiv fare”, konsideron Namoni.
Në anën tjetër, Agron Demi, kryeshef ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara “ GAP” thotë se në raste të caktuara, asociacionet ekonomike anashkalojnë misionin e tyre duke mbrojtur vetëm bizneset që konsiderohen më të mëdha, të cilat kontraktojnë punë me organet publike.
“Jo gjithherë odat ekonomike veprojnë sipas parimeve të drejta, por sipas parimeve të bizneseve të anëtarësisë. Ato edhe janë që t’i mbrojnë këto drejta, por nuk duhet ta bënin këtë edhe në raste kur dëmtohet buxheti i shtetit të Kosovës dhe kjo ka ndodhur në shumicën e rasteve”, vlerëson Demi.
Odat ekonomike janë institucione në shërbim të ekonomisë kosovare, burim i besueshëm i informatave për ndërmarrjet kosovare, si dhe për ndërlidhjen me partnerë ndërkombëtarë. Më thjeshtë, Odat janë një lloj avokati që mbron interesat e baseneve por edhe funksionin prej bizneseve.
Në raste të caktuara përfaqësuesit e odave në Kosovë bëjnë më shumë politikë, se sa që merren me çështjet ekonomike dhe biznesore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












