Shqipëria
Greva në Itali anulon qindra fluturime, preken 6 linja nga Tirana
Qindra fluturime në aeroportet e Italisë janë vonuar ose anuluar, për shkak të grevës 24-orëshe të së martës për paga dhe kushte më të mira pune nga punonjësit e aeroporteve dhe stafi i kompanive ajrore.
“Alitalia” njoftoi se anuloi mbi 300 fluturime nga e marta deri të mërkurën në mëngjes, por disa të tjera do të kryheshin normalisht, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Pasojat e grevës në Itali u ndien edhe në Shqipëri. Fluturimet nga dhe për në Milano, Romë, Gjenovë dhe Verona, që operohen nga kompanitë “Alitalia” dhe “FlyErnest”, u anuluan të martën.
Kjo u njoftua dhe në faqen zyrtare të aeroportit të Tiranës, ku u dha edhe informacioni se për 7 udhëtime të tjera në destinacione të ndryshme në Itali, përfshirë Romën, Ankonën, Torinon, Milanon dhe Pizan, nuk do të kishte anulime, përveç vonesës dyorëshe të një avioni të “Alitalia” nga Roma për në Tiranë.
Linjat që vijuan normalisht ishin edhe “Blue Panorama” dhe “Albawings”.
Aeroporti i Tiranës u bëri thirrje pasagjerëve të prekur nga anulimet që të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për informacione të mëtejshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











