E-Diaspora
Sa shqiptarë kanë leje-qëndrimi në shtetet e BE-së
Greqia dhe Italia janë shtetet që kanë lëshuar pjesën më të madhe të këtyre lejeve, plot 94% të totalit të tyre
Thuajse një e treta e popullsisë shqiptare ka zgjedhur të jetojë dhe punojë në një nga shtetet e BE-së.
Eurostat ka publikuar të dhënat të dhënat mbi lejet e vlefshme të qëndrimit të qytetarëve jo-evropianë, duke i kategorizuar sipas arsyes pse është dhënë kjo leje.
Mbi 867 mijë shqiptarë, sa një e treta e popullsisë që jeton sot në Shqipëri, kanë qenë të pajisur me një leje të tillë në 2017-n, vit i fundit me të dhëna të përditësuara nga të gjitha shtetet anëtare.
Greqia dhe Italia janë shtetet që kanë lëshuar pjesën më të madhe të këtyre lejeve, plot 94% të totalit të tyre. Pjesa tjetër janë lëshuar nga Gjermania, 3% e totalit, ndërsa në Belgjikë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar përkatësisht nga 1% e lejeve të tjera të dhëna për shqiptarët nga vendet e BE-së, transmeton ‘monitor’.
461 mijë shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi për arsye familjare. Kjo përbën rreth 53% të totalit të lejeve. Më pas renditen lejet e dhëna për punësim, përcjell albinfo.ch.
Mbi 185 mijë shqiptarë ishin të pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së për arsye të punësimit. Italia zë pjesën më të madhe të këtyre lejeve, 75% të tyre, duke u ndjekur nga Greqia me 22%.
Gjermania përgjigjet për 2% të këtyre lejeve. Me leje qëndrimi për arsye punësimi ishin pajisur në 2017-n rreth 3400 individë në Gjermani. Në krahasim me një vit më parë numri i të pajisurve me leje për punë ishte më shumë se dyfishuar.
Për arsye shkollimi, Eurostat ka të regjistruara 6,749 leje qëndrimi. Lejet e qëndrimit për arsye shkollimi mbizotërojnë në Itali me 39% të totalit të lejeve për këtë kategori dhe 29% në Gjermani. Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Franca kanë dhënë përkatësisht nga 7% të totalit të lejeve të kësaj kategorie. Ndërsa Greqia, edhe pse ka 44% të totalit të leje të lëshuara, përgjigjet vetëm për 2% të leje të qëndrimit për arsye shkollimi.
Një pjesë e shqiptarëve të pajisur me leje qëndrimi kanë marrë status refugjati ose kanë përfituar mbrojtje sociale. Në 2017-n Eurostat përllogariti se ishin 2533 individë nga Shqipëria të pajisur me leje qëndrimi për këtë arsye. Rreth 45% e këtyre leje ishin dhënë nga Franca, apo 455 e totalit të kësaj kategorie, dhe 25% nga Belgjika, duke u renditur kështu si dy shtetet kryesore që kanë dhënë më shumë statusin e refugjatëve për shqiptarët. Më pas renditet Italia me 11% dhe Gjermania me 9%. Ndërsa, 4% e tyre janë dhënë nga Mbretëria e Bashkuar.
Pothuajse po aq leje janë dhënë azilkërkuesve. Sipas Eurostat 2478 leje janë dhënë për arsye të mbrojtjes sociale. Kjo leje ju lëshohet të gjithë azilkërkuesve që nuk e kanë marrë ende statusin e refugjatit. Franca ka lëshuar gjatë 2017 rreth 2000 leje të tilla, ndërsa për 2018-n numri i leje për mbrojtje arriti në 2500. Franca po kthehet në një nga destinacionet kryesore të azilkërkuesve nga Shqipëria, pas Gjermanisë, e cila ka politika më strikte. Në Gjermani vetëm 262 shqiptarë u pajisën me leje për arsye të mbrojtjes sociale, gati 10 herë më pak se në Francë.
Megjithatë Bashkimi Evropian ka pajisur edhe 208 mijë shqiptarë të tjerë me leje qëndrimi, por që nuk ka klasifikuar arsyen pse është lëshuar ajo leje qëndrimi. Rreth 91% e këtyre leje janë lëshuar në Greqi, pasuar nga Italia (6900 leje ) dhe nga Gjermania (6100 leje) me përkatësisht 3%. Ndërsa në Belgjikë dhe Francë janë lëshuar përkatësisht 1% e këtyre lejeve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













