Integrimi
Itali: Së shpejti mund t’i konvertoni lejet shqiptare të vozitjes
Më 22 maj të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar në parim “Ndryshimin me shkëmbim notash të marrëveshjes, mes qeveisë shqiptare dhe asaj italiane, për konvertimin e lejeve të qëndrimit”. Ndryshimi ka të bëjë pikërisht me kalimin palës italiane të formatit të ri të lejeve shqiptare të drejtimit të automjeteve që lëshohen prej vitit 2017.
“Miratimi në Këshill të Ministrave i shkëmbimit të notave, është hapi i fundit që duhej të ndërmerrej nga qeveria jonë”, kanë thënë për Shqiptariiitalisë.com burime nga ambasada. “Nuk mbetet tjetër veçse që shkëmbimi i notave të bëhet e t’i përcillet palës italiane formati i ri i patentave shqiptare”, përcjell albinfo.ch.
Sapo kjo të ndodhë, Ministria e Infrastrukturave dhe Transporteve do t’i përcjellë të dhënat teknike të formatit të ri shqiptar të patentave zyrave periferike të Motorizimit Civil, në mënyrë që këto të mund të pranojnë sërish kërkesat për konvertim që paraqiten nga shtetas shqiptarë të pajisur me leje drejtimi nga 2017 e këtej.
Kujtojmë që marrëveshja dypalëshe e konvertimit të patentave është në fuqi deri më 25 dhjetor 2019. Pas kësaj date duhet përtërirë sërish.
Njoftimin e plotë dhe procedurat për konvertimin e lejes së vozitjes i gjeni duke klikuar këtu.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











