Integrimi
Të gjithë në mbështetje të familjes shqiptare, e cila po kërcënohet me dëbim
Në Cherbourg të Francës, një familje shqiptare kërcënohet me dëbim. Mësuesit, stafi i kolegjit, prindërit, zyrtarë lokalë dhe qytetarë kanë dalë në mbështetje të familjes shqiptare.
Mobilizimi u organizua dje pasdite, para Kolegjit të Cherbourg (Manche), atu ku ndjek shkollën Dorentina Sokoli, njëra nga 4 fëmijët e familjes.
Më 6 maj 2019, policia u përpoq ta dëbonte familjen, pasi po qëndron ilegalisht në territorin francez. Situata ishte përkeqësua, pasi familja kishte kundërshtuar dhe prefektura kishte hequr dorë nga operacioni.
Familja Sokoli arriti në Francë në vitin 2015 dhe një vit më vonë ishte vendosur në Cherbourg. Tani ajo po kërcënohet me dëbim për të lënë territorin francez (OQTF), vendim i miratuar nga prefektura e La Manche.
Kur policia bastisi në shtëpinë e familje shqiptare më 6 maj, u kishte kërkuar që të dorëzonin pasaportat dhe të mblidhnin gjërat.
“Policët erdhën tek ne, ata kërkuan të dorëzonin pasaportat dhe na thanë për të bënim gati çantat”, tha Dorentina Sokoli, e cila është duke përfunduar edhe kursin e patentës.
“Është e nevojshme që ajo të kalojë provimet me qetësi, që ajo të ketë rezultate të mira”, argumenton profesori i historisë dhe gjeografisë, François Hubert.
Grupi mbështetës gjithashtu dëshiron të rishqyrtohet situata e familjes. Sipas kolektivit, familja është integruar në mënyrë të përkryer.
“Kjo është një familje shumë aktive, e integruar në bashkësinë e famullisë”, thotë prifti Olivier Lepage, shkruan abcnews, përcjell albinfo.ch.
Grupi dëshiron që të merret parasysh edhe gjendja shëndetësore e babait të familjes. Gjendja e tij shëndetësore dhe mungesa e sigurisë në Shqipëri, bën që ai bashkë me familjen të emigronte drejt Francës.
Nëse prefektura refuzon sërish kërkesën, grupi mbështetës e pohon se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













