Integrimi
17 kandidatë për 1 vend zanati
Brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër është tashmë duke u diplomuar në shkollat profesionale dhe universitete. Cilat janë hapësirat dhe vështirësitë që parashtron tregu i punës në Zvicër?
Në Francë të rinjtë e sapo diplomuar dërgojnë mesatarisht 27 CV deri sa të fitojnë një vend pune dhe koha mesatare e pritjes është 6 muaj. Nga këto 27 kërkesa, një pjesë arrijnë të fitojnë deri në 3 intervista. Ndërsa për 40% të sapo-diplomuarve duhet më shumë se 1 vit për të gjetur një punë. Kjo sipas barometrit të Deloitte 2014 për Francën.
Në Zvicër panorama e përgjithshme e tregut të punës paraqitet si vijon. Sipas statistikave zyrtare, numri i vendeve të lira të punës për muajin janar është 12.296. Për këto 12 mijë vende ka 20.553 kërkesa nga të rinjtë e moshës 15-24 vjec dhe 42.204 nga kategoria e moshës 25-34 vjec. Gjithsej të gjitha kategoritë e moshave kanë paraqitur 208 mijë kërkesa pune në këtë muaj.
Në bazë të këtyre statistikave del që në Zvicër për 1 vend pune paraqiten 17 kandidatë. Nuk kemi një studim se sa CV dërgojnë të rinjtë e sapo-diplomuar për të siguruar një vend pune. Edhe sikur të jenë 20 apo 200 kërkesa të dërguara, gjithsesi shifra është relative dhe në funksion të disa faktorëve dhe parametrave tjerë duke filluar që nga formati i CV dhe mënyra e reklamimit të aftësive të caktuara në lidhje me vendin e punës, eksperienca praktike etj.
Duke pasur parasysh që tregu ka shumë kërkesa dhe konkurrenca është mjaft domethënëse, kualifikimi profesional nuk është kriteri i vetëm për të siguruar një vend pune. Ideja se sapo të mbaroj universitetin apo shkollën e lartë e kam punën e siguruar nuk është më aktuale. Nëse 16 persona të tjerë kanë të njëjtin shkollim apo profesion me ty, duhet kuptuar se cfarë ofron ti më shumë se ata 16 të tjerët. Diferenca bëhet në këtë rast me cilësitë personale; të ashtuquajturat soft skills.
Sot më shumë se kurrë më parë firmat përqendrohen tek këto cilësi personale të një kandidati. Njohuritë e sa më shumë gjuhëve të huaja, studimet apo qëndrimet jashtë vendit, marrja pjesë në shoqatat e ndryshme apo aktivitetet vullnetare, kompetencat sociale dhe të komunikimit si dhe vetitë organizative, pra inteligjenca emocionale, janë elemente të cilët përbëjnë një kriter të domosdoshëm për të qenë i kompletuar dhe atraktiv për tregun e punës.
Pra për këto firma të cilat kanë shtrirë aktivitetet në rang ndërkombëtar, këto lloj cilësish përbëjnë një vlerë të shtuar. Marrëdhëniet me klientët e kombësive të ndryshme, adaptimi i strategjive të marketingut sipas kulturave të ndryshme dhe pasuria e ideve, janë aspekte që ndikojnë në performancën e këtyre firmave ndaj dhe punësimi i personave me eksperiencë ose kultura të ndryshme shihet si avantazh sepse nga diversiteti stimulohet kreativiteti brenda firmës.
Dhe në këtë kuadër, brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër duket qe ka një perespektivë premtuese. Ata jo vetëm që kanë të përvetësuar kulturën dhe mënyrën e punës zvicerane, por kanë njohuri edhe të kulturës së origjinës. Të njohësh një kulturë ndryshe nga ajo që ke përfituar në vendin ku je lindur duhet te kalosh të paktën 2-3 vjet jashtë shteti në mënyrë që të adaptohesh me zakonet, mentalitetin dhe sistemin.
Shpresojmë që brezi i dytë të mos ketë ndjenjën e të qënit në një “no man’s land” por të jetë i vetëdijshëm për këto cilësi, të njohë potencialet e mundshme të tij, dhe mbi të gjitha të punojë per ti thelluar ato.
Dritan Mustafaj
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












