Lajme
“Zgjedhjet në Kosovë të mbahen më 3 gusht”, kërkojnë mërgimtarët
Me qëllim që të votojnë sa më shumë mërgimtarë, një iniciativë e nisur nga sindikalistët shqiptarë të Zvicrës kërkon që zgjedhjet të mbahen më 3 gusht
“3 gushti 2014 është data më e preferuar për shumicën e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet tjera Evropiane, pasi që kjo datë i bie në kohën kur në të gjitha këto vende edhe zyrtarisht janë pushimet verore shkollore, ndërsa shumica dërrmuese e mërgimtarëve tanë pushimet e verës i kalojnë kryesisht në vendlindje”, fillon komunikata e nënshkruar nga iniciatorët, “Aktivistët shqiptarë të sindikatës Unia”, të mbështetur nga një numër shoqatash të shqiptarëve të Zvicrës.
Më tutje në komunikatë numërohen meritat që ka mërgata shqiptare sidomos në rreth tridhjetë vitet e fundit për të gjiha zhvillimet në Kosovë, duke filluar nga financimi i jetës atje e deri te pjesëmarrja në luftë.
“Fakti se, sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet komunale të vendit në vitit të kaluar kanë votuar gjithsej rreth 1500 qytetarë të Republikës së Kosovës jashtë vendit, arsyeton dhe fuqizon këtë kërkesë dhe nevojë të drejtë dhe potenciale për vendin dhe shoqërinë. Kështu mërgimtarëve të shumtë për herë të parë në historinë e shtetit të tyre, për të cilin kanë merita të veçanta, do të duhej tu mundësohet pjesëmarrja edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes votës së tyre në vendvotimet e vendlindjes së tyre, me çka diaspora e Kosovës e përbërë prej 700 mijë deri 1 milion njerëz, do të fillojë të bëhet pjesë aktive jo vetëm në proceset zgjedhore në Kosovë.
“Është koha e fundit që t`i jepet fund anashkalimit të diasporës dhe që institucionet përgjegjëse, KQZ-ja dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës, përpos kërkimit të kryerjes së obligimeve nga mërgata, tua mundësojnë mërgimtarëve, në këtë rast qytetarë të Republikës së Kosovës, të realizojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe të drejtën e tyre elementare qytetare të garantuar edhe me Kushtetutë. Edhe përkundër mungesës të mëtejmë për të pas vende të parapara apo të rezervuara për mërgatën në Kuvend, bile tu mundësohet realizimi i të drejtës së votës në këto zgjedhje të përgjithshme për parlamentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, thuhet më tutje në komunikatë.
Për të realizuar të drejtën e tyre njerëzore dhe qytetare të garantuar edhe me kushtetutën vendit, një grup mërgimtarësh, pjesëmarrës të seminarit më 16 mars 2014 për aktivistët sindikalë shqiptarë në kuadër të sindikatës Unia të Zvicrës, e cila ka afër 20’000 anëtarë me prejardhje shqiptare, morën vendim njëzëri që publikisht të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse dhe parlamenti i Republikës së Kosovës, që si datë të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të caktojnë 3 gushtin 2014. Gjithashtu kërkohet krijimi i mundësive të votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës si dhe përmes postës elektronike, pa përjashtuar edhe mundësitë tjera. Kjo kërkesë si e tillë mbështetet edhe nga shoqata të ndryshme të bashkatdhetarëve të mërgatës shqiptare, thuhet në fund të komunikatës.
Iniciativa mbështetet nga Aktivistët shqiptarë të sindikatës Unia; Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër; Shoqata “Parandalo” në Zvicër; Lidhja Shqiptare në Botë me qendër në Zvicër; Qendra profesionale për migracion “Prointegra”; Shoqata Shqiptare e Gruas “Drita” Cyrih; Bashkësia Shqiptare Shafhausen “AGSH/BSHSH”; Institucioni ABSM Bazel; Shoqëria Kulturo-Artistike “Dardania” Winterthur; Ansambli “Arbëresha” Sirnach; Qendra e integrimit kulturor “A. Moisiu” Zvicër; Shoqata “Glatt-Alb” Opfikon-Glattbrugg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












