Shqipëria
230 banorë u strehuan në çadra pas tërmetit në Korçë
Emergjencat Civile (EC) kanë bërë të ditur sot bilancin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i rënë mëngjesin e së shtunës në rajonin e Korçës.
Sipas EC të Ministrisë së Mbrojtjes, nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave janë të pabanuara.
Ndërkohë që 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, nga të cilët 160 banorë të fshatit Floq, 40 banorë nga Vidova dhe 30 banorë të tjerë nga Qafëzeza, shkruan ATSH.
Në Floq po funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë pa ndërprerje. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore dhe deri tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti, 7 prej të cilave u riparuan.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














