Shqipëria
Linja Tiranë-Dyseldorf-Tiranë sjell turistë gjermanë në Shqipëri
Nga data 12 korrik fluturimet direkte Tiranë-Dyseldorf-Tiranë do të jenë aktive 3 herë në javë
Për herë të parë në Shqipëri është vendosur linjë direkte fluturimi Tiranë-Dyseldorf dhe anasjelltas. Kompania “Albawings” është e para që ka nisur fluturimet direkte, duke eliminuar kështu nevojën e transitit në Vjenë.
Projekt ambicioz, që pritet të lehtësojë edhe më shumë mbërritjen e turistëve gjermanë në Shqipëri, nisur edhe nga fakti që gjermanët janë një nga nacionalitetet me interes gjithnjë e në rritje për të vizituar atraksionet turistike shqiptare. Referuar shifrave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2018, Shqipërinë e vizituan rreth 50 mijë turistë gjermanë.
“Me hapjen e të paktën 2 hoteleve me 5 yje të kompanive gjermane në Shqipëri, me vendosjen e këtyre linjave direkte, tregu gjerman do të jetë më i pranishëm në vendin tonë. Padyshim është një shenjë shumë e mirë që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion europian turistik dhe në destinacion të qëndrueshëm”, tha ministri i Turizmit, Bledi Klosi, i cili bashkë me përfaqësues të kompanisë pritën ditën e diel, turistët e parë gjermanë, që mbërritën nga Dyseldorfi në aeroportin e Rinasit, transmeton “ATSH”.
“Fluturimet Tiranë-Dyseldorf-Tiranë, të cilat do të jenë fluturime direkte, do të operohen me një frekuencë 3 herë në javë gjatë gjithë sezonit veror 2019. Synimi është që kjo linjë të operojë edhe gjatë sezonit dimëror, në mënyrë që të krijojmë ura lidhëse midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në tregun etnik dhe atë të biznesit, por edhe për promovimin e tregut turistik gjatë gjithë vitit”, tha Anila Rama, CEO Albawings, përcjell albinfo.ch.
Shtimi i kësaj linje direkte në hartën e fluturimeve pritet të lehtësojë edhe komunikimin e thuajse 1 milion shqiptarëve, që jetojnë dhe punojnë në zonat rreth Dyseldorfit, në Belgjikë dhe Holandë.
Ndërkohë, përfaqësues të kompanisë bëjnë me dije se nga data 12 korrik fluturimet direkte Tiranë-Dyseldorf-Tiranë do të jenë aktive 3 herë në javë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












