Integrimi
Sot Parlamenti i Zvicrës vendos për pensionet e kosovarëve
Kostoja e pagesës së këtyre pensioneve është llogaritur të jetë rreth 16 milionë franga në vit
Diaspora kosovare me mbështetjen e sindikatave ka luftuar për një marrëveshje të re.
Sot Parlamenti i Zvicrës do të vendosë përfundimisht, përcjell albinfo.ch.
Pas Këshillit të Shteteve (Kantoneve) tani edhe Këshilli Kombëtar (Parlamenti federal) i Zvicrës duhet të japë dritën e gjelbër për marrëveshjen e negociuar rishtazi me Kosovën.
Vetëm nëse Parlamenti pajtohet me marrëveshjen, ajo mund të hyjë në fuqi.
Dhoma e Kantoneve e Zvicrës (Senati) më herët e ka miratuar marrëveshjen e arritur në mes të qeverive të dy vendeve, Zvicrës dhe Kosovës për dërgimin në Kosovë të pensioneve të kosovarëve që kanë punuar më parë në Zvicër.
Fjala është për vazhdimin e një praktike të ndërprerë nga Zvicra më 1 prill të vitit 2010, për bërjen e pagesës së pensioneve të moshës dhe të invaliditetit, të atyre pensionistëve që ishin kthyer për të jetuar në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Dhoma e Kantoneve e ka miratuar me shumicë votash një marrëveshje të re për këtë çështje, që e ka dorëzuar për miratim Qeveria e Zvicrës. Për të qenë marrëveshja e plotfuqishme, sipas procedurës, pritet që atë ta miratojë edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit zviceran.
Siç ka shkruar albinfo.ch gjatë këtyre viteve në vazhdimësi, si shkas për ndërprerjen e dërgimit të pensioneve në Kosovë është përmendur mundësia e abuzimit me to, pastaj mungesa e regjistrit civil në Kosovë etj.
Kostoja e pagesës së këtyre pensioneve është llogaritur të jetë rreth 16 milionë franga në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










