Bota
AI: Franca të ndalë sulmet ndaj mbrojtësve të migrantëve
Amnesty International i kërkoi Francës t’u japë fund ngacmimeve dhe akteve agresive kundrejt aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët u vijnë në ndihmë migrantëve në Kale dhe në West Flemish, në veri të vendit, sipas një raporti të OJQ-së, të publikuar sot.
”Franca duhet të ndalë ngacmimet dhe aktet abuzive kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të nisë një dialog konstruktiv’’, njoftoi Amnesty International, me kërkesën për të marrë në mënyrë të menjëhershme masa për të siguruar një ambient të sigurt dhe të favorshëm për këta persona në West Flemish dhe në Kale, aty ku regjistrohet fluksi më i madh i migrantëve, të cilët shpresojnë për të kaluar në Britaninë e Madhe.
”Që prej prishjes së ‘Xhunglës’ në Kale më 2016, mbrojtësit e të drejtave të njeriut pohojnë se ndaj tyre po ushtrohet një presion i madh, nismat e tyre po pengohen sistematikisht, duke u bërë objekt i akteve shantazhuese dhe ngacmimeve, në disa raste deri në hetime gjyqësore të pabaza”, sipas raportit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













