Kosova
Abrashi: Zvicra miraton marrëveshjen për pensione me Kosovën
Ish ministri Punës e Mirëqenies Sociale i Kosovës, Arban Abrashi ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Zvicrës, me 110 vota pro ka vendosur për finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij me këtë vendim pensionistët që kanë punuar në Zvicër mund ti marrin pensionet edhe nëse jetojnë në Kosovë.
Abrashi për këtë ka falënderuar institucionet e Zvicrës për këtë vendim.
“Urime bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.
Një falënderim i veçantë për përfaqësuesit politik dhe institucional të Zvicrës, të cilët gjatë mandatit tim si Ministër i Punës e Mirëqenies, mundësuan negociatat dhe rrjedhimisht edhe nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve. Sot, sipas dinamikës së paraparë, Këshilli Kombëtar i Zvicrës, me 110 vota pro, vendosi për marrëveshjen e finalizuar gjatë qeverisjes tonë. Përndryshe, krenar me punën profesionale të ekspertëve tanë për të arritur ketë marrëveshje, pas një pune kolosale, pilot marrëveshjes, dhe negociatave të vazhdueshme”, ka shkruar Abrashi.
Abrashi ka bashkangjitur edhe linkun e një shkrimi të blick.ch lidhur me këtë vendim.
https://www.blick.ch/news/politik/kosovo-rueckkehrer-kaempfen-fuer-ihre-ahv-heute-entscheidet-der-nationalrat-wir-wollen-doch-nur-was-uns-zusteht-id15358251.html?fbclid=IwAR0GtbhGzw81tsUyPb_wn3-Dzna9qEioaK03-ZN9ZitjXx9BLsh5ohrfQQM
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër












