Kosova
Anulimi i projektit nga BE-ja, dëmton imazhin e Kosovës
Pas anulimit të projektit prej 12 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e deponive të mbeturinave, ka reaguar edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) që ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë vendim.
Sipas tyre, kjo është humbja e radhës e fondeve IPA të BE-së dhe, në të njëjtën kohë, është tregues i mënyrës se si Kosova po e pozicionon veten e saj në politikën e zgjerimit të BE-së.
“Humbjet e tilla të fondeve IPA nuk kanë vetëm peshë financiare, por, më së shumti, kontribuojnë në dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës si një partner serioz në procesin e integrimit. Jo vetëm kaq, por me humbje të tilla Kosova vazhdon t’u lëshojë vendin shteteve të tjera në rajon, si Serbia, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, të cilët jo vetëm që përfitojnë shumë herë më shumë asistencë IPA nga BE-ja në krahasim me Kosovën, por po e kurojnë imazhin e tyre përmes menaxhimit adekuat dhe të përgjegjshëm të fondeve të tilla”, thuhet në reagim.
GLPS thotë se Qeveria thjesht dështoi për të gjetur një pronë publike ku do të mundësonte vendosjen e impiantit të mbetjeve toksike, në të cilin do të vendosej ky investim i BE-së, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
“Shprehim zhgënjimin e thellë me veprimin dhe paaftësinë e institucioneve të Kosovës për të kuptuar rëndësinë e ndihmës financiare të ofruar në këtë rast, si dhe dështimin e tyre për t’u angazhuar që Kosova të ketë mundësi të përfitojë projekte të tilla në të ardhmen. Kjo qasje përveç që është dështim për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, e njëjta është tregues që institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitetin minimal për të përfituar nga donacionet e huaja”, përfundon deklarata e GLPS-së.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale