Kosova
Enver Hoxhaj reagon ndaj deklaratave të Shefit të UNMIK-ut
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me deklaratat e dhëna nga Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Reagimi i Hoxhës erdhi pas deklaratave të Tanin në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth arrestimit të pjesëtarit të UNMIK-ut në aksionin e policisë së 28 majit në Veri të Mitrovicës.
Hoxha ka shkruar se Tanin po përdor Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të dhënë lajme të rreme.
“Shumë e çuditshme! 20 vjet pas rezolutës 1244 solli paqe në #Kosovë, i cili do të kishte menduar se PSSP Tanin keqpërdor KS të OKB-së për të përhapur lajme të rreme. E vërteta është se zyrtari i UNMIK-ut ndërhyri drejtpërdrejt dhe pengoi një operacion policor kundër krimit të organizuar në veri të vendit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se dy punonjës të UNMIK-ut janë keqtrajtuar gjatë arrestimit nga ana e policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës














