Shqipëria
Pilotë nga disa vende të ndryshme garojnë në Shqipëri
‘Rally Albania’ ka nisur prej 3 ditësh një garë emocionuese në vendin tonë, duke përfshirë thuajse 80% të territorit në cirkuitin e programuar me shumë kujdes. Pas prologut të zhvilluar nën sytë e dhjetëra kureshtarëve dhe turistëve në sheshin ‘Skënderbej’, garuesit u zhvendosën në një nga etapat më të vështira, 380 kilometra drejt Valbonës, mes maleve dhe lumenjve në panorama impresionuese.
Këtë të hënë, dhjetëra garues me motorë në disiplina të ndryshme dhe në makina kanë përshkuar 160 kilometra në bjeshkët shqiptare, ndërsa e marta çon karvanin e sportistëve drejt Voskopojës. Lufta për trofeun është e fortë, por nëse te makina favoriti kryesor mbetet rekordmeni i titujve Renti Sina, te motorët janë disa që pretendojnë fronin, të gjithë pilotë të huaj.
Pas Voskopojës, itinerari i “Rally Albania 2019” do të transferojë garuesit për dy ditë në plazhet e bukura të Himarës, ndërsa etapa e gjashtë dhe ajo më sfilitëse do të impenjojë protagonistët në plot 580 kilometra. Shumë të papritura, por fatmirësisht deri më tani asnjë aksident serioz, shkruan TCH, pvrcjell Albinfo.ch.
Epilogu i Rally Albania do të jetë në kryeqytet, më 15 qershor, aty ku me një festë dhe ceremoni të bukur në sheshin Skënderbej do të kurorëzohen edhe fituesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












