Kosova
Bill Clinton dhe Madeleine Albright kanë arritur në Kosovë
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, kanë arritur në Kosovë për të marrë pjesë në aktivitetet për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në pritje të tyre ka dalë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila u shpreh e nderuar që po e pret Clintonin në Kosovën e lirë.
“Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë. Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-s në dhënien fund të luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen e paqes dhe të stablitetit në gjithë rajonin. Mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është simbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën”, ka shkruar Jahjaga, përcjell albinfo.ch.

Ajo po ashtu ka mirëpritur edhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, për të cilën tha se është ndër kontribueset më të fuqishme për lirinë e Kosovës.
“Jam krenare që, njëzet vjet pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen”, ka shkruar Jahjaga në Facebook, pas takimit me Albright-in.

E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













