Autotech
Bashkëpunimi Toyota-Subaru për veturat elektrike
Dy prodhuesit japonezë kanë rënë dakord të zhvillojnë së bashku një platformë mekanike për veturat dhe SUV-ët elektrikë.
Ashtu si BMW dhe Jaguar Land Rover, të cilët bashkuan forcat javën e shkuar për të ndërtuar njësi të vozitjes për gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike, Toyota dhe Subaru, gjithashtu vendosën të bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit të teknologjisë për veturat elektrike, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesit japonezë, të cilët më parë kanë punuar ngushtë në disa fusha, të tilla si projektimi dhe prodhimi i GT86/Subaru BRZ sportiv, tani kthehen në të ardhmen elektrike.
Megjithëse platforma do të jetë e përbashkët për veturat e të dy prodhuesve, secila do të ketë modelet e tyre, të cilat do të shiten nën etiketën e markës së tyre.
Një marrëveshje e arritur me Subarun tregon se Toyota nuk dëshiron të “vendosë të gjitha vezët në të njëjtën shportë”, kështu që veturat klasike me bateri të fuqishme do të zhvillohen së bashku me veturat me lëndë djegëse.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë Vjedhjet në kabinën e avionëve në linjën Cyrih–Hong Kong dhe anasjelltas janë shtuar kohët e fundit,... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë













