Bota
89% e serbëve, kundër anëtarësimit në NATO
Pothuaj 89% e serbëve janë kundër një anëtarësimi të mundshëm të vendit të tyre në NATO, sipas një studimi të fundit nga agjencia Ninamedia, në bashkëpunim me Këshillin Atlantik të Serbisë.
Kundërshtimi i serbëve ndaj Aleancës Atlantike është i lidhur kryesisht me fushatën ajrore të organizatës më të fuqishme ushtarake të botës kundër Serbisë së ish-presidentit Slobodan Milosheviç, në pranverën e vitit 1999, për ta nxitur këtë të fundit që Beogradi të tërhiqte trupat nga Kosova.
Në sondazhet e kryera në mes të muajit maj dhe fillimit të qershorit, me një kampion përfaqësimi prej 800 shtetasish serbë, u shfaq në të njëjtën kohë se 73% e të anketuarve nuk e dinin se që prej asaj kohe nuk ka pasur luftëra në ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s që prej anëtarësimit të tyre në këtë Aleancë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj? Ndërsa studentët ndërkombëtarë duhet të paguajnë tarifa më të larta shkollimi se sa homologët e tyre...
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak