Kosova
Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.
“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’u bashkohemi popujve të lirë. Në Evropë duam të anëtarësohemi, në NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit, Gjeneralmajor Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga komuna e Pejës.
Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por asesi nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.
“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pretë më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.
Takimi i 1 korrikut në Paris është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./Radio Evropa e Lirë/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës















