Kosova
Kompania bullgare tregon si ndodhi incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel
Kompania ajrore bullgare (ALK Airlines) ka dhënë detaje të reja se si ka ndodhur incidenti gjatë fluturimit të aeroplanit Boeing 737-300 nga Prishtina për në Bazel.
Në një përgjigje elektronike të dhënë nga kompania ajrore ALK Airlines për Telegrafin, bëhet e ditur se si kanë ndodhur turbulencat dhe ulja emergjente e aeroplanit.
“Gjatë fluturimit të ALK-it në VBB 7205 PRN-MLH (nga Prishtina në Bazel) më 16 qershor 2019 (avioni Boeing 737-300, me shenjën e regjistrimit LZ-MVK), gjatë kohës kur shenjat për rripin e sigurisë ishin të ndezura, ndodhi një turbulencë e papritur kur ka shënuar rënie nga lartësia – pak jo shumë. Është lajmëruar kontrolli i trafikut ajror se çka po ndodh. Dhe ata kanë dhënë leje për të ndryshuar nivelin e fluturimit”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga ALK Airlines për Telegrafin.
ALK Airlines thekson tutje se ulja e aeroplanit është bërë normalisht pa pasoja për aeroplanin dhe ekuipazhin, dhe se ndihma mjekësore është kërkuar menjëherë pas uljes dhe se dy udhëtarë janë dërguar në spital, për shkak se kanë qenë më të lënduar.
Incidenti në aeroplanin që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku në bord ishin 121 pasagjerë, prej të cilëve 10 janë lënduar gjatë turbulencave që ka pësuar aeroplani.
Ndërkohë Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se ka kontaktuar me zyrtarë të kompanisë ajrore ( ALK Airlines) e dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ngjarje, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.
Po ashtu, një nga udhëtarët që ndodhej në aeroplan ka rrëfyer për albinfo.ch përjetimet gjatë këtij incidenti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës Filmi i parë artistik i Fisnik Maxville, “The Land Within”, tregon historinë e një kosovari të...
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Zvicër
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës Filmi i parë artistik i Fisnik Maxville, “The Land Within”, tregon historinë e një kosovari të...
-
122 politikanë, viktima të spiunazhit kinez, përfshirë zviceranët
-
Dritat veriore mbi qiellin zviceran
-
19-vjeçarja zvicerane bën një zbulim spektakular, nderohet me çmim special
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër