Lajme
Luemnjtë, kolektorë mbeturinash
Në Kosovë, për momentin kemi vetëm një impiant funksional për trajtim të ujërave të zeza, që është impianti i Skenderajt i ndërtuar me fonde të KE
Ndotja e ambientë Kosovë ka burime të ndryshme. Ajo që vjen nga lumenjtë paraqitet si njëra ndër më alarmantet, kur dihet se shumica e qytetarëve në Kosovë nuk kanë qasje në kanalizim ndërsa lumi ose përrocka më e afërme u shërben si “gropë septike”.
Në një farë forme, lumenjtë e Kosovës, e kanë marrë rolin e kolektorëve të ndotjeve dhe mbeturinave të të gjitha formave në Kosovë”, thotë Zeqir Veselaj, profesor i lëndës së Mjedisit në Universitetin e Prishtinës.
Ai thekson se moskyçja e gjysmës së popullsisë së Kosovës në rrjetin e kanalizimit, nuk e siguron një kualitet të mirë të jetesës së qytetarëve. Sipas tij, kanalizimet në botën e qytetëruar gjithmonë përfundojnë në sisteme për trajtim, respektivisht në pastrim të ujërave të zeza, diçka që në Kosovë është duke munguar.
“Përqindja e kyçjes së popullatës në sistem të kanalizimit është ende diku rreth 50 pë r qind. Ne në Kosovë, për momentin kemi vetëm një impiant funksional për trajtim të ujërave të zeza, që është impianti i Skenderajt i ndërtuar me fonde të Komisionit Evropian”, thotë Veselaj, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Të gjitha ujërat e zeza që gjenerohen në Kosovë, në rastin më të mirë mund të kalojnë nëpër gropa septike, dhe si të tilla kthehen në ambiente të jashtme, qoftë lumenjve tanë, qoftë edhe me derdhje nëpër hapësira të hapura të tokës, dhe që përfundimisht mund të përfundojnë edhe në ujëra nëntokësore, prej nga edhe furnizohet me ujë një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës”,shton ai.
Në një raport të publikuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2010, të titulluar “Zhvillimi i Programit Universitar për Sektorin e Ujërave në Kosovë”, thuhet se rreth 45 pë r qind e popullsisë është e lidhur me një rrjet të kanalizimit.
Aty potencohet se ujërat e zeza të mbledhura shkarkohen në mjedis pa asnjë lloj trajtimi dhe se ekziston vetëm një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në vend.
Ky impiant i vetëm është i planifikuar për 8 mijë banorë dhe gjendet në Skenderaj.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ambientit, janë edhe disa impiante të vogla të ndërtuara për një apo disa fshatra. Të tilla ka edhe në sektorin privat dhe në biznese.
Naser Bajraktari, drejtor i Departamentit të Ujit, në Ministrinë e Ambientit pohon se Kosova nuk qëndron mirë në trajtimin e ujërave të zeza.
“Republika e Kosovës realisht nuk qëndron mirë në trajtimin e ujërave të zeza, pavarësisht veprimeve, aktiviteteve dhe projekteve konkrete të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të bërë fizibilitetin për trajtimin e ujërave të zeza, për qendrat më të mëdha të Kosovës”, bën të ditur Bajraktari.
Ai pohon se një nga faktorët më të mëdhenj që ndotin lumenjtë dhe liqenet e Kosovës, është shkarkimi i ujërave të patrajtuara.
“Realisht, dihet se shkarkimi i ujërave të ndotura në lumenj dhe liqene ka efektet e veta negative për mjedisin. Në favor të ujërave, është fat se industria e rëndë nuk ë shtë e zhvilluar dhe kjo e lehtëson këtë çështje. Ndërsa, meqë kjo pjesë ka stagnuar, atëherë dihet se ndotësi më i madh në këtë drejtim është vetë shkarkimi i ujërave të patrajtuara nga zonat urbane”, thekson Bajraktari.
Mosfunksionimi i duhur i rrjetit të kanalizimit në Kosovë, dhe mungesa e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, bën që këto të fundit të kalojnë edhe në ambiente të jashtme.
Përpos mirëqenies së qytetarëve, profesor Zeqir Veselaj thotë se edhe fauna e flora e Kosovës po dëmtohet nga ndotja që shkaktojnë ujërat e zeza.
“Ne kemi disa raste, 2-3 viteve të fundit, të ngordhjeve masive të peshqve në lumenj të ndryshëm, në Sitnicë, Lepenc, që pak a shumë ka ndodhur për shkak të derdhjes aksidentale të ujërave tepër të ngarkuara me ndotje. Në përgjithësi, niveli i ndotjes është mjaft i lartë, sepse pothuajse të gjitha sistemet e kanalizimit, me gjithë ata ndotës të natyrave kimike, organike dhe inorganike, përfundojnë në lumenj, respektivisht në ujërat tanë të tjerë, dhe duke qenë si të tillë, ata krijojnë kushte të pafavorshme për jetën e faunës, por edhe të florës”, thotë Veselaj.
Në vitet në vijim pritet të ndërtohet impianti në Prizren. Zyrtarë të Ministrisë së Ambientit bëjnë të ditur se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme, dhe tani janë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë implementuese të këtij projekti.
Për këtë projekt, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, Kuvendi Komunal i Prizrenit 3.5 milionë dhe 12 mijë euro të tjera janë donacione nga Banka Gjermane.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












