Kosova
Marrëveshja e re për ekstradim, pasqyron realitetin e ri
Marrëveshja për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fuqi.
Kjo marrëveshje e ka zëvendësuar dhe modernizuar marrëveshjen e vitit 1901 ndërmjet SHBA-së dhe Mbretërisë së Serbisë dhe që ishte e zbatueshme edhe në rastin e Kosovës, si shtet trashëgues i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thekson që Marrëveshja për ekstradim do t’u mundësojë të dy palëve që edhe më tej të forcojnë sigurinë bilaterale dhe rajonale, me mjete të reja për luftë kundër kriminalitetit.
“Kjo e zëvendëson marrëveshjen që ishte më se njëqind vjet e vjetër, dhe kjo e reja tash pasqyron realitetet e shekullit 21 duke zëvendësuar një listë të vjetruar të veprave të ekstradueshme dhe duke mundësuar ekstradimin për vepra si shpëlarja e parave, krimet kibernetike dhe krimet e tjera moderne”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Lidhur me atë se a ka ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së kërkesa për ekstradim, në Ministrinë e Drejtësisë për Radion Evropa e Lirë thonë se kjo çështje është konfidenciale dhe se për këtë duhet kontaktuar gjykatat e të dy shteteve.
Megjithatë, ndërkohë, mësohet se aktualisht nuk ka kërkesa të tilla.
Kosova, në vitin 2010, pati refuzuar një kërkesë të SHBA-së për ekstradim.
Radio Evropa e Lirë, megjithatë, në mars të vitit 2016 ka raportuar që ishin tre persona që jetojnë në Kosovë dhe të cilët kërkohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI). Ata mund të ekstradohen pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ekstradim.
Marrëveshja për ekstradim është nënshkruar në vitin 2016. Ndërkohë, marrëveshja është miratuar në Senatin amerikan, ndërkaq që javën e kaluar nënshkrimi i protokollit të instrumenteve për Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet ndihmësit të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe ministrit të Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, ka shënuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Kjo është vërtetuar edhe me letrën që e ka nënshkruar presidenti amerikan, Donald Trump, e cila, të martën, u është dorëzuar autoriteteve të Kosovës.
“Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe është garanci që sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe që lufta kundër krimit do të shkojë deri në fund”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Tahiri.
Në letrën e dërguar Senatit amerikan nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barak Obama, thuhet që marrëveshja me Kosovën është e ngjashme me marrëveshjet e tjera për ekstradim, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë me vendet e tjera, por që në rastin konkret, lista me veprat penale të vjetruara, për të cilat është e i mundur ekstradimi, është zëvendësuar me qasjen moderne “vepër e dyfishtë penale”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













