Lajme
Shqipëria e 4-ta, në botë për t’u vizituar sivjet
Gazeta “New York Times” e ka radhitur Shqipërinë si vendin e katërtë për të vizituar gjatë vitit 20014. Në këtë renditje përfshihen 42 shtete më të bukura të botës
Gazeta më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “New York Times” e ka radhitur Shqipërinë si vendin e katërtë për të vizituar gjatë vitit 20014. Në këtë renditje përfshihen 42 shtete më të bukura të botës, ndërsa Shqipëria me dy kulturat e saj, antike dhe perëndimore konsiderohet si perla e Ballkanit.
Në përshkrim nuk lihen pa u përmendur edhe ndryshimet pozitive të qeverisë së re.
“Sikur të mund të kombinonit bukurinë e thyer që gjeni në bregdetin Dalmat të Kroacisë me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, të gjitha të mbështjella me karakteristikën e butë të natyrës së Italisë rurale me vetëm pak kosto, rezulton se ky vend është Shqipëria”, nis shkrimi përshkrues në prestigjiozen NYT.
Shqipëria shtrihet midis Greqisë dhe Malit të Zi dhe rreth 45 milje në lindje të Itali, përshkuan gazeta.
“Në brigjet lindore të Adriatikut me plazhe gëlqerore të rrethuara nga rrënojat e lashta të Butrintit dhe shtëpi plazhi ku mund të qëndroni për më pak se 50 dollarë nata”, vijon më tej përshkrimi i “New York Times”, të cilin e citojnë mediet në Tiranë.
Përgjatë përshkrimit nuk është anashkaluar as ndryshimi i qeverisë dhe premtimet e saj. Zhvillimi i shfrenuar kërcënonte për t’i kthyer të gjitha në beton në vitet pas komunizmit, por një qeveri e re, sipas NYT, mori detyrën në muajin shtator në premtimet e mbajtjes së bregdetin autentik.
“Qeparo me sytë nga Korfuzi, mund të kaloni me kajak mbi tunelet e nëndetëseve të së kaluarës së Luftës së Ftohtë. Të notosh në kalatë e braktisura dhe të shikosh teksa rriten dallgët gjatë një darke me peshk të freskët. Kjo është Evropa ku çdo gjë është e freskët dhe e lirë”, përmbyllet artikulli i NYT.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











