Lajme
Mitrovicë: Gati për konferencën e investitorëve
Konferenca e investitorëve në Mitrovicë do të mbahen me 22 maj, ndërsa kërkohet përgatitje sa më e mire, deklaroi kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kërkoi nga biznesmenët e kësaj komune që të përgatiten sa më mirë për konferencën e investitorëve që do ta mbahet më 22 maj. Ai tha se kjo konferencë do të jetë e rëndësishme për afaristët, të cilat do të kenë mundësi të paraqesin propozime për zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve të tyre.
Këto komete kryetar i Bahtiri i bëri një takim që zhvilloi me disa biznesmenë të komunës së Mitrovicës.
Ai ka falënderuar pronarët e bizneseve për pjesëmarrje të madhe në takim, duke shtuar se ata e kanë përkrahjen e pa rezervë të komunës, në mënyrë që me bashkëpunim të ngushtë, të arrihet një zhvillim ekonomik më i madh për komunën e Mitrovicës.
Bahtiri tha se tash tutje të gjithë ata që merren me biznes, në cilëndo fushë qoftë, në industri të rëndë, prodhimtari, agrikulturë etj, do të kenë mbështetje të gjerë në të ardhmen. Ai u fiksua edhe për krijimin Zonë së Lirë ekonomike në Mitrovicë, në të cilën, sipas tij, bizneset do të kenë mundësi të volitshme për të investuar.
“Është një situatë shumë e favorshme, pasi në Mitrovicë tani është Zona e Lirë Ekonomike, e cila ofrohen kushte për të bërë biznes, prandaj ju ftoj që të investoni në këtë zonë”, deklaroi ai.
Kryetari Bahtiri, ka folur edhe për Trepçën dhe ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me të cilin Trepça është kthyer në ndërmarrje publike, me çka “hapet një kaptinë e re në investimet, rritjen e kapacitetit prodhues dhe punësimin e një numri të madh punëtorësh në këtë ndërmarrje gjigante”.
Në këtë takim ishin prezentë mbi 65 përfaqësues të bizneseve, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, ndaj neglizhencës së institucioneve qendrore për t’iu dal në ndihmë.
Ata kanë vlerësuar se si pengesë kryesor për investime, është korrupsioni dhe mos përkrahja. Po ashtu, biznesmenët kanë theksuar edhe konkurrencën jolojale dhe mundësinë e vogël për të eksportuar jashtë vendit prodhimet e tyre, prandaj edhe kanë kërkuar ndihmën e kryetarit Bahtiri që t`i ndihmoj në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












