Integrimi
Vajza e heroit diplomon në Kanada, premtimi prekës i saj
Arnisa Morina është vajza e Mehdi Morinës, një prej heronjve të luftës së Kosovës në vitin 1999, e cila u diplomua si avokate në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School”.
Ajo ishte vetëm 3-vjeçare kur serbët i vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit të Malishevës dhe ky moment shërbeu për t’i bërë premtimin se një ditë do të bëhej avokate e të drejtave të kosovarëve ndaj çdo padrejtësie të kryer ndaj tyre.
E kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, Morina thotë se realizoi premtimin e bërë, kur i ati dha jetën për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“BABË, u kry, ashtu siç të premtova. Të don shumë vajza, Bija jote e vogël, avokatja. Nëse do të ishit këtu me mua sot, babi, unë do të kisha parë sytë tuaj të ndriçonin me krenari, sepse vajza jote e vogël u diplomua sot nga shkolla e drejtësisë dhe është bërë Avokate. Unë nuk u dorëzova asnjëherë babi, sepse në venat e mia rrjedh gjaku e heronjve të mi”, rrëfen ajo.
Vetëm disa ditë më parë, Konsullata e Kosovës në Toronto zhvilloi një aktivitet në kujtim të 20-vjetorit nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë në ambientet e Parlamentit të Ontarios në Queen’s Park, ku përveç Vasfije Krasniqi Goodman (viktimë e luftës dhe themeluese e “Justice for all”, deputetes kosovare Mimoza Kusari Lila, mbajti fjalën e saj edhe Arnisa Morina.
Historia e Morinës është bërë e njohur gjithashtu edhe nga prestigjiozja “Dream Refugee” .
Për komunitetin shqiptar Arnisa është një emër i njohur, sepse jep kontributin e saj për Albanian Excellence Society (ACE).
Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko e ka vlerësuar si një nga profesionistet e reja shqiptare në Kanada.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër Koreografi me origjinë shqiptare u prezantua me veprën “Le Parc” nën piramidën ikonike të Louvre, në... -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet -
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e perimeve përmbajnë mbetje kimikatesh të rrezikshme Analiza e revistës së konsumatorëve K-Tipp zbulon prani të substancave PFAS në shumë produkte të shitura... -
Mbyllet restoranti tradicional “Rössli” në Erlenbach pas 14 vitesh -
Zjarr i madh në një fermë kuajsh në Zvicër, 10 të lënduar, dy në gjendje të rëndë -
Presidenti Parmelin viziton Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut -
Sarnen (Obwalden): I burgosuri vdes pas zjarrit në qeli















