Kosova
Turqia i dhuroi FSK-së edhe një autoblindë
Shteti turk i ka dhuruar FSK-së edhe një Autoblindë për qëllime mjekësore.
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt ceremonia e pranim- dorëzimit të Autoblindës të ndihmës së parë “Cobra 4×4” donacion nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila me të gjitha pajisjet rezervë kapë vlerën e përgjithshme prej 462.457 dollar.
Marrëveshja për pranim dorëzimin e këtij donacioni u nënshkrua nga atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, nënkoloneli Ismail Ersoz dhe oficeri i Departamentit të Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, kapiteni Remzi Bushi.
“Ky donacion si dhe donacionet e shumta të tjera, të cilat i janë dhuruar FSK-së, janë rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë, duke u bazuar në marrëveshjen për ndihmën financiare në ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së”, theksohet në njoftim transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













