Lajme
Ballkani nën ujë
Përmbytjet që goditën Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kroacinë janë më të këqijat në 120 vjetët e fundit në Ballkan
Më shumë se 20 viktima dhe dëme materiale sipas vlerësimeve në një miliard euro vetëm në Serbi. 95 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ballkani është goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.
Në Shabac rreth 100 kilometra nga Beogradi niveli i ujit të lumit Sava gjithashtu u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Obrenovaci, një qytet me rreth 75 mijë banorë, i vendosur rreth 30 km në jugperëndim të Beogradit, është përmbytur pothuajse i tëri. Natën e kaluar nga një apartament u shpëtuan një grua me fëmijët e saj.
Kjo situatë është veçanërisht dramatike në Obrenovac. Autoritetet konfirmuan se mijëra njerëz të prekur mund të shpëtohen vetëm me helikopter apo anije. Deri tani në mënyrë të sigurt janë evakuar më shumë se 4.000 njerëz, në mesin e tyre edhe të vdekur.
Situata në veri të Bosnjës është ende serioze. Bijeljina është plotësisht nën ujë dhe autoritetet filluan evekuimin e mijëra njerëzve. Këtu shumë njerëz humbën shtëpitë e tyre.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur dhe uji i lartë në shumë vende kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ditët në vijim meteorologët parashikojnë përmirësimin e motit.
Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi kanë paralajmëruar tashmë për rrezikun e sëmundjeve infektive në rajonet e prekura
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











