Integrimi
Familja Nuhija shkëlqeu në “German Open”
Bekim Nuhija dhe vajzat e tij, Shkëlqime dhe Simbile Nuhija, përsëri treguan suksese në turneun e karatesë “German Open” që u mbajt në qytetin Gibelstadt
Në turneun e arteve marciale “German Open” që u mbajt gjatë fundjavës në Gibelstadtit të Gjermanisë, mjeshtri i madh i karatesë, Bekim Nuhija dhe vajzat e tij, Shkëlqime dhe Simbile Nuhija kanë shkëlqyer duke rrëmbyer disa medalje. Ata kanë prezantuar shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa kanë treguar shkathtësi në karate.
Nuhiu drejton Qendrën a arteve marciale “Keichu Do” me seli në Rottendorf dhe Gerbrunn. Ai ka shkëlqyer në këtë turnir ndërkombëtar ku kanë marrë pjesë më shumë se 280 karateistë nga 32 klube të ndryshme nga Gjermani, Italia, Austria, Turqia, Zvicra, Britania e Madhe, Maqedonia dhe ShBA.
Siç raporton “Press”, në disiplinën Kata, (formë me armë aziatike), vetë- mbrojtjes dhe të luftë (kumitë) garuesit e klubit “Keichu Do” kësaj radhe kanë qenë pjesërisht të suksesshëm në krahasim me radhët tjera ku sukseset kanë qene shumë të larta.
Por edhe kësaj radhe Bekim Nuhija me dy vajzat e tija, Shkëlqime dhe Simbile Nuhija kanë prezantuar shqiptarët e Maqedonisë.
”Po është e saktë se kemi prezantuara me sukses shqiptarët në këtë turnir ku morën pjesë mjeshtër të mëdhenj të karatesë. Ndoshta rezultatet nuk ishin si radhët tjera, por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e garuesve të klubit tonë. Prania e flamurit kombëtar tregon se vërtet ishte ashtu ” tha mjeshtri karatesë Bekim Nuhija
Në disiplinën Kata, vendet e para i kanë fituar: Nick Hartmann, Rafael Fech, Mariella Aigner, Cedric Spörl, Jessica Nickolas, Kristina Spivak dhe Sonja Stumpf. Vendet e dyta i kanë fituar: Bekim Nuhija, Simbile Nuhija, Sami Allauaih, Michael Schmidt dhe Leo Dumler.
Vendet e treta i kanë fituar: Kime Nuhija, Vanessa Hirrich, Ali Gülec, Otis Wallascheck, Andrej Nickolas, Sofia Kastner, Philipp Kastner, Leon Hirrich dhe Robin Köcher. Ndërsa Jasmina Schilke është renditur e katërta.
Në disiplinën Arma (formë me armë aziatike), vendete para i kanë fituar: Michael Schmidt, Ali Gülec dhe Andrej Ninckolaus. Vendet e dyta i kanë fituara: Bekim Nuhija, Kime Nuhija dhe Leo Dumler. Simbile Nuhija, Rafael Feche Jasmina Schilke, Kristina Spivak dhe Sonja Stumpf, ndërsa Nick Hartmann është renditura i katërti.
Në disiplinën e vetëmbrojtje, vendet e para i kanë fituar: Bekim Nuhija, Andre Nickolaus dhe Leo Dumler. Vendin e dytë e ka fituar Sonja Stumpf.
Në disiplinën kumitë (luftë), vendet e para i kanë fituar: Bekim Nuhija, Kime Nuhija, Rafael Feche dhe Andrej Nickolaus. Vendet e dyta i kanë fituar Simbile Nuhija, Michael Schmidt, Jessica Nickolaus, Leo Dumler dhe Sonja Stumpf. Vendet e treta i kanë fituar Otis Wallaschek dhe Jasmina Schilke.
Garat e radhës me karakter ndërkombëtar janë me datë 19.07.2014 në Mainz, ndërsa me 27.07.2014 në Gräflingen në Münih.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











