Lajme
Ambient i pasigurt për investime në Maqedoni
Investitorët e huaj janë të pasigurtë kur ka beteja politike dhe mungesë të ambientit të qetë në Maqedoni.
Kjo është theksuar nga guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov në intervistën për Radio Evropa e Lirë.
“Ekonomia kërkon ambient të qetë, kushte stabile dhe të parashikueshme për punë si dhe institucione stabile që funksionojnë. Ashtu që më mirë është që të gjitha betejat politike të udhëhiqen në kuadër të institucionet, për shkak se nuk ndodh kjo, investitorët e huaj nuk ndjejnë siguri”, deklaroi Bogov.
BPM ka shprehur shqetësime për uljen e rezervave devizore për 88 milionë euro nga shkurti i këtij viti deri në prill.
“Kjo është një indikatorë i rëndësishëm sepse ne po vazhdojmë politikat e kursit stabil të denarit dhe përmes kësaj mbajmë edhe stabilitetin makroekonomik në ekonominë e vendit tonë. Por presim që deri në fund të vitit të stabilizojmë rezervat devizore, dhe në vitin 2015 të rriten ato”, deklaroi Bogov. /albinfo.ch & INA/
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













