Shqipëria
Ndërkombëtarët: Presioni në zgjedhjet në Shqipëri ishte nga dy palët
Vetëm pak më shumë se 20 për qind e qytetarëve shqiptarë morën pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kryetarë të 61 bashkive në Shqipëri.
Ky proces zgjedhor, i bojkotuar nga opozita shqiptare, u karakterizua me arrestime, disa incidente të vogla dhe parregullsi të tjera.
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se në shkallë vendi janë bërë 3 procedime penale, nga të cilat dy persona janë arrestuar.
Por, në disa bashki në Shqipëri ka ndodhur që numri i votuesve ka rezultuar shumë herë më i vogël sesa numri i votave të publikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve.
Ndërkaq, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, në të gjitha bashkitë ku janë numëruar votat, fitues janë kandidatë të PS-së.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, këto zgjedhje i ka quajtur historike.
Ndërsa, Lulzim Basha i PD-së, ka thënë se shqiptarët e braktisën Ramën, derisa është shprehur i habitur me mosreagimin ndërkombëtar.
Një ditë pas zgjedhjeve, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake.
Në një konferencë për media vëzhguesit kanë deklaruar se përplasjet politike kanë çuar në pasiguri juridike të këtij procesi zgjedhor.
Sipas ambasadores së ODIHR-it, Audrey Glover, zgjedhjet janë mbajtur pa u marrë parasysh elektorati.
Ajo ka shtuar se opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa Qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur ato dhe në këtë klimë të një polarizimi politik, siç ka thënë ajo, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike.
61 bashki, në 31 prej tyre garonte vetëm nga një kandidat, të gjithë nga Partia Socialiste, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












