Shqipëria
Erion Veliaj merr mandatin e dytë si kryetar i Tiranës
Erion Veliaj u shpall fitues me 152,230 vota, ndërsa Arben Skënderaj mori vetëm 9,364 vota
Erion Veliaj u shpall fitues me 152,230 vota, ndërsa Arben Skënderaj mori vetëm 9,364 vota
Erion Veliaj është zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për katër vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, qytetarët e Tiranës i besuan kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj, edhe një mandat të dytë, përcjell albinfo.ch.
Nga 919 kuti të numëruara Erion Veliaj ia arriti që të marrë 152 230 vota, duke arritur që të fitojë edhe votat e ish-aleatëve të PS, që tashmë janë në opozitë dhe që nuk merrnin pjesë në zgjedhje.
Rivali i Veliajt, Arben Skënderi, që kandidonte për “Bindjen Demokratike” ka marrë vetëm 5.79 për qind të votave , por duhet thënë se kjo parti u krijua vetëm sa për të marr pjesë në këto zgjedhje dhe nuk beri fare fushatë.
“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty! Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës që duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca! #BASHKË”, shkruan Veliaj.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale