Lajme
Kosova, “stacion i fundit” i veturave të vjedhura
Të vjedhura ose të pazhdoganuara rezultojnë një numër i madh i veturave të shtrenjta që i shohim rrugëve të Kosovës
Vetura me marka si “Rolls-Roys”, “Range Rover”, “Maserati” dhe “Phantom”, me tabela regjistrimi të huaja në Kosovës, janë kapur muajin e kaluar nga Dogana e Kosovës pa dokumentacion të zhdoganimit.
Më 7 maj 2014, oficerët doganorë, gjatë një aksioni të bërë në fshatin Bresje në Fushë Kosovë, kanë ndaluar automjetin “Land Rover” me targa LK 06 PCU, i cili nuk ishte i zhdoganuar, shkran zeri.info.
Vozitësi i këtij “Land Rover”-i ishte D.XH nga Prishtina, i lindur me datë 13 maj 1986. I pandehuri ka vozitur këtë automjet për kohë të gjatë në territorin e Kosovës pa zhdoganim deri në momentin e kapjes nga oficerët doganorë. Pas kapjes, automjeti “Land Rover” i është kthyer në posedim pronarit I. G., shtetas i Anglisë, kurse D.XH. detyrohet të paguajë gjobën në të holla në shumë prej 500.00 € dhe asgjë më tepër.
Po këtë ditë me 7 maj, në aksionin e tyre Dogana e Kosovës në lagjen “Veterrnik” të Prishtinës, kishte ndaluar ngasësin e një automjeti “Range Rover” me targa nga Anglia G6806D, të cilin e ngiste E. A. nga Podujeva, i lindur me 08.01.1971. Edhe ky “Range Rover” i vitit të prodhimit 2013, ishte konfiskuar nga oficerët pasi që ishte i pa zhdoganuar. Në këtë rast i pandehuri E.A, përveç që detyrohet të paguajë gjobën prej 500 euro për kundërvajtje, brenda një afati të caktuar duhet të kryejë edhe obligimin e zhdoganimit të automjetit. Gjatë këtij aksioni të Doganës dhe Policisë së Kosovës, në “rrjet” kishte rënë edhe automjeti “Golf IV”, të cilin e ngiste M.SH. nga Obiliqi.
Vetëm gjatë këtij 6 mujori të vitit 2014, Dogana e Kosovës ka arritur të konfiskojë rreth 200 automjete, të cilat kanë qenë të pa zhdoganuara dhe të vjedhura në shtetet e tjera të Evropës. Kjo shifër tregon se ky trend nga kosovarët është në rritje, pasi që nëse e krahasojmë me vitin e kaluar është rritur më shumë se 100 për qind.
Sipas të dhënave të Doganës, gjatë vitit 2013, ishin konfiskuar vetëm 120 automjete.
Duke e parë trendin e rritjes Dogana me përkrahjen e Policisë ka zhvilluar një aksion, qëllimi i të cilit ishte verifikimi i automjeteve me targa të huaja, të cilat qarkullojnë në rajonin e Prishtinës.
Stavileci ka bërë të ditur se brenda një intervali të shkurtër kohor janë ndalur të gjitha automjetet me targa të huaja, ku është bërë verifikimi i tyre dhe në rastet në të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e rregulluara sipas ligjit, janë ndaluar dhe është ngritur procedura kundërvajtës.
“Gjithsej janë ndalur 22 automjete, 9 prej tyre me targa të Shqipërisë, 3 me targa të Anglisë, 5 të Gjermanisë, 1 të Amerikës, 1 të Zvicrës, 1 nga Gjibraltari, 1 nga Franca dhe 1 nga Belgjika”, ka bërë të ditur Stavileci.
Brenda një muaji edhe Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë 22 automjete me dokumente të falsifikuara. Si rezultat i përpunimit të informatave dhe zhvillimit të hetimeve intensive në identifikimin e veturave të dyshuara të regjistruara në mënyrë të parregullt, hetuesit policorë, njësia e Auto-Krimeve, gjatë periudhës 27 mars – 27 prill 2014, kishte arritur të sekuestrojë 22 vetura të dyshuara për regjistrim të parregullt. Ky aksion ishte zhvilluar kryesisht për automjetet të regjistruara në Qendrën Rajonale të Regjistrimit në Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












