Lajme
Shtohet numri i të papunëve “me përvojë” të gjatë
Gjithnjë më shpesh po ndodhë që të papunët të mos mund të gjejnë punë për në një periudhë më të gjatë se një vit
Dukuria e mbetjes pa punë për një kohë të gjatë në Zvicër po vjen duke u bërë më e pranishme se më parë. Gjithnjë më shumë persona në moshë të shtyrë mbeten pa punë edhe pasi të kenë mbaruar periudhën e mbështetjes nga zyrat e papunësisë (RAV), shkruan srf.ch.
Raporti social i Zyrës Federale për Statistikë (BFS), i publikuar sot, tregon detaje lidhur me këtë dukuri, transmeton albinfo.ch. Ky raport publikohet një herë në katër vjet.
Edhe pse sipas raportit në fjalë, shkalla e të papunëve, me rreth 6 për qind të popullatës, është relativisht stabile, gjithnjë më shpesh po ndodh që të papunët të mos mund të gjejnë punë për në një periudhë më të gjatë se një vit. Në vitin 2018 kjo vlente për 4 nga 10 të papunët ndërsa më të goditurit janë të moshuarit.
Në pesë vjetët e fundit, sipas BFS-së, është rritur edhe shkalla e varfërisë, që do të thotë se pjesa e popullatës me të ardhura më të ulëta ka shënuar rritje. Në vitin 2017, në këtë kategori kanë bërë pjesë 8% të popullatës zvicerane. Në të njëjtën kohë, numri i personave që marrin ndihma sociale ka mbetur stabil
Sqarim rreth shkallës së papunësisë dhe përqindjes së të papunëve në popullatë: shkalla zyrtare e papunësisë në Zvicër aktualisht është shumë më e ulët se shifra e përmendur më lart, pra rreth 2.7%, shkruan albinfo.ch Por, kjo përqindje përbëhet vetëm nga personat e paraqitur në zyrat regjionale të ndërmjetësimit të punës (RAV). Ndryshe, një “shifër e errët” del në shesh kur si të papunë llogariten edhe personat që e kanë mbaruar fazën e mbështetjes nga RAV dhe ndërkohë nuk kanë gjetur punë dhe nuk e kanë arritur ende moshën e pensionimit.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













