Lajme
FH: Pak përparim në Kosovë dhe Shqipëri
Sipas Organizatës Freedom House, korrupsioni ende mbetet shumë i lartë në Ballkan, madje në Kosovë arrin gati maksimumin
Organizata Freedom House (FH) ka publikuar raportin vjetor për “Vendet në Tranzicion”, ku Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përparim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar në fushën e avancimit të demokracisë. Megjithatë korrupsioni ende mbetet shumë i lartë, madje në Kosovë arrin gati maksimumin.
Sa i përket demokracisë, Kosova edhe sivjet, është përfshirë në grupin e vendeve me regjim gjysmë të konsoliduar autoritar. Në tabelën prej shtatë pikësh, ku 1 përfaqëson nivelin më të lartë të përparimit demokratik, ndërsa 7 më të ulëtin, Kosova ka 5.14 pikë.
Megjithatë shifrat shënon një përparim të vogël nga një vit i kaluar, në të cilin Kosova ka qenë me 5.25 pikë. Në grupin e vendeve gjysmë-autoritare bëjnë pjesë edhe Armenia e Kirgizia.
Ndërsa sa u përket medieve të pavarura, Freedom House i jep Kosovës 5.75 pikë; në lidhje me qeverisjen kombëtare 5.50, ndërsa për qeverisjen lokale 4.75. Mirëpo sa i përket korrupsionit, Kosova është vetëm një pikë larg vlerësimit më të keq në këtë kategori ajo ka 6 pikë.
Për kushtet në të cilat funksionon shoqëria civile, Kosova ka 3.75 pikë, ndërsa për kornizën gjyqësore 5.50. Raporti po ashtu thekson se Kosova, së bashku me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, kanë marrë vlerësime të mira për zgjedhjet dhe transferimet paqësore të pushtetit.
Ndërsa sa i përket raporteve ndëretnike FH vlerëson pozitivisht bisedimet Prishtinë-Beograd. “Kosova dhe Serbia, pas disa viteve retorikë të përshkallëzuar dhe negociata të dështuara, kanë shënuar përparim të madh në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në raport.
Për Shqipërinë, FH ka ndryshuar pozitivisht vlerësimet për kategoritë e procesit elektoral dhe qeverisjes demokratike në nivel qendror.
Pesë fushat e tjera që Freedom House vlerëson në këtë raport vjetor dhe që në rastin e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar janë: shoqëria civile, media e pavarur, qeverisja demokratike në nivel lokal, pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni.
Edhe Maqedonia, sipas Freedom House, nuk qëndron mirë në nivel;in e demokracisë.
Ajo llogaritët në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, sa i përket luftës kundër korrupsionit, gjendjes së keqe të mediave dhe gjyqësorit, me vlerësimet prej 3,25 – 5,00.
Vlerësimi më i keq jepet për gjendjen e mediave, ku vlerësohet me notën 5.
Me notën 4,25 vlerësohet shkalla e lartë e korrupsionit, qeverisja në nivel qendror, qeverisja në nivel lokal, gjyqësia dhe cenimi i pavarësisë së saj.
Ndërsa në rrafshin global, kriza në Ukrainë ka përqendruar vëmendjen e botës në ndarjen e mprehtë ideologjike dhe politike midis Evropës.
Ndryshe, FH me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bazuar raportin e sivjetmë në monitorimin e zhvillimit demokratik në 29 vende nga ish-Bashkimi Sovjetik, Ballkani dhe Evropa Qendrore.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












