Lajme
„Flybe“ fluturon për “Helvetic Airways” në Kosovë dhe Maqedoni
Kompania britanike Low Cost „Flybe“ ka marrë një kontratë nga Zvicra. “Flybe” do të fluturojë për “Helvetic Airways” për në Maqedoni dhe Kosovë.
“Flybe” do të jetë në dispozicion me ekuipazhin e saj në korrik dhe gusht në Zvicër.
Kompania britanike do të operojë gjatë muajve të verës në destinacionet nga Cyrihu në Ohër dhe Shkup në Maqedoni dhe Prishtinë në Kosovë, bëhet e ditur në një njoftim të kompanisë.
Helvetic është themeluar në vitin 2003. Në fillim kompania në fjalë kishte bërë përpjekje të jetë një linjë ajrore me kosto të ulët, ndërsa më vonë ajo është përqendruar në linjat me aeroplan me qira. Përveç katër aeroplanëve Fokker 100 që janë në përdorim në Zvicër, “Helevetic Airways” ka dy aeroplanë më shumë të këtij lloji, si dhe nga vera e kaluar posedon edhe një Airbus A319.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











