Lajme
Shkalla e papunësisë në Zvicër bie në 2.1%
Në fund të qershorit 2019 në Qendrat Regjionale të Ndërmjetësimit të Punës (RAV), si persona që kërkonin punë ishin regjistruar 97.222 veta
Shkalla e papunësisë në Zvicër gjatë qershorit ka rënë në 2.1 për qind, nga 2.2 për qind sa ka qenë në muajin maj të këtij viti. Këtë njoftim e ka dhënë sot Seco (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi).
Në qershorin e vitit 2018 papunësia në Zvicër ishte në shkallën 2.3%.
Gjithsej në fund të qershorit 2019 në Qendrat Regjionale të Ndërmjetësimit të Punës (RAV), si persona që kërkonin punë ishin regjistruar 97.222 veta, transmeton albinfo.ch. Kjo shifër është për 9357 më e ulët se ajo e qershorit të vitit 2018.
Edhe papunësia në mesin e të rinjve ka shënuar rënie prej 2.9% duke u ndalur në shkallën 1.9%, ose 9762 të rinj të papunë, që është për 975 më pak se në qershorin e një viti më parë.
Gjithsej persona që kërkojnë punë, në qershor kanë qenë të regjistruar 170.800 ndërsa vende të lira pune, 37.186.
Të përkujtojmë: shifra e atyre që kërkojnë punë në përgjithësi, ndryshon nga shifra e personave të regjistruar në RAV, shkruan albinfo.ch. Kjo për faktin se në shifrën e parë hyjnë edhe ata që e kanë mbaruar periudhën e mbështetjes nga RAV dhe tani kërkojnë punë pa këtë mbështetje.
Rënie e dukshme është shënuar te të papunët e moshës mbi 50 vjeçare. Numri i tyre është ulur për 3.4% dhe ka rënë në 28.101 të papunë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës














