Kosova
Fushë-Kosovë: Gjendet një person pa shenja jete
Një person i moshës 62-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Fushë-Kosovë.
Lajmin për albinfo.ch e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Sipas të gjeturave të para, dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Policia e ka marrë informatën rreth orës 13:00 se në lagjen 29 në Fushë-Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person i pajetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare, dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti në një përgjigje për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














