Lajme
Për pesë muaj, 139 mijë gjoba trafiku
Gjatë pesë muajve të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 139 mijë gjoba të trafikut, që krahasuar me vitin 2013, ka një ngritje për 21 për qind
Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet nëpër komunikacion dhe vetëm brenda pesë muajve të fundit ka shqiptuar më shumë se 139 mijë tiketa. Ky angazhim i Policisë së Kosovë ka ardhur pas shtimit të madh të numrit të aksidenteve fatale në komunikacion.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, në Kosovë kanë ndodhur 3569 aksidente, ndër to 25 aksidente me fatalitet (27 persona kanë humbur jetën); 1001 aksidente të cilësuara me lëndime; 2300 aksidente të cilësuara si “aksidente dhe dëme” ndërsa 243 aksidente “godit dhe ik”.
Policia e Kosovës për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve të komunikacionit nëpër rrugët e Kosovës, prej datës 1 deri më 7 maj e ka organizuar fushatën “javën e sigurisë”, qëllimi i së cilës ruajtja e jetës së qytetarëve dhe ngritja e vetëdijes karshi këtij problemi.
Kjo javë u pa që ishte e efektshme, prandaj Policia vazhdoi pothuajse me të njëjtin ritëm.
Ndryshe, gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2014, Policia e Kosovës ka shqiptuar 139 mijë gjoba të trafikut, që krahasuar me vitin 2013, numri i tiketave është ngritur për 21 për qind. Sipas policisë, gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2013, janë shqiptuar 114 mijë tiketa, që tregon se Policia sivjet është më efektive në trafik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














